BiblaPRO 4+

Bibla PRO në shqip

marsel preci

Designed for iPad

    • Free

Screenshots

Description

Përkthimi i Ri nga Origjinali

Projekti Bibla PRO - Përkthimi i Ri nga Origjinali - ashtu siç edhe emërtohet, është një përkthim i ri i Shkrimit të Shenjtë në gjuhën shqipe, i bazuar plotësisht në gjuhët origjinale të teksteve biblike: hebraisht, aramaisht dhe greqisht.

Më konkretisht, për përkthimin e BV është përdorur si tekst bazë ai i OSHB ( Open Scripture Hebrew Bible ), i cili paraqet të ashtuquajturin Teksti Mazoretik (TM) sipas Kodikut të Leningradit (Codex Leningradensis). Ky i fundit përbën bazën e botimit standard Biblia Hebraica Stuttgartensia. Ndërsa për përkthimin e BR është përdorur si tekst bazë ai i UGNT ( UnfoldingWord Greek New Testament ), i cili, në thelb, ndjek të njëjtin tekst që gjendet në botimet standard The Greek New Testament të United Bible Societies dhe Nestle-Aland, Novum Testamentum Graece. Por për sa i përket tekstit grek, në rastet kur ka ndryshime të rëndësishme nga botimet standarde apo nga i ashtuquajturi Textus Receptus (TR), kjo është pasqyruar përmes shënimeve përkatëse sipas rastit.

Qëllimi kryesor i Biblës PRO është që t’u ofrojë kishave ungjillore shqipfolëse, studiuesve të Biblës, predikuesve dhe çdo individi që dëshiron një lexim studimor, një tekst i cili synon të ketë tri karakteristika:

Sa më i saktë dhe besnik ndaj gjuhëve origjinale në aspektin semantik dhe stilistikor;
Sa më i qartë dhe i rrjedhshëm në lexim, në përputhje me standardin e shqipes së sotme;
I besueshëm në paraqitjen e përmbajtjes teologjike dhe të informacionit historiko-kulturor.
Për ta realizuar sa më sipër, Përkthimi i Ri nga Origjinali (PRO) do të ofrohet në format të printuar, por edhe elektronik (online) në dy variante: interlinear dhe standard.

Puna për këtë përkthim është një ndërmarrje njerëzore e rëndësishme, që kërkon kohë dhe përkushtim fizik e shpirtëror. Ky nuk është një projekt që do të realizohet në një kohë të shkurtër dhe të gjithë ata që do të përfshihen shumë a pak në këtë projekt, duke filluar që nga mbështetja edhe më e vogël financiare, e deri te përkthimi i Fjalës së Zotit, e bëjnë sepse “dashuria e Tij i shtrëngon” (2 Kor.5:14) dhe, ashtu si ata që e ndërtuan Bazilikën e Vrinës (Butrint) dhe ia përkushtuan Zotit veten dhe mundin e tyre, edhe ne mund të themi që emrat e atyre që e përmbushën këtë shërbesë i di Perëndia Vetë.

Soli Deo Gloria!

App Privacy

The developer, marsel preci, indicated that the app’s privacy practices may include handling of data as described below. For more information, see the developer’s privacy policy.

Data Linked to You

The following data may be collected and linked to your identity:

  • Contact Info

Privacy practices may vary, for example, based on the features you use or your age. Learn More

More By This Developer

Bless Frontier Peoples
Education
Bibla Shqip - bibla.al
Productivity
Agritourism AL
Travel
lexo.al
News
SunEasy
Travel
Po.al
News